Shkurt.ch
Alfred Heer i SVP-së mund të mbetet pa imunitet
Heer kishte deklaruar se “të rinjtë nga Tunizia vijnë në Zvicër me qëllimin e paracaktuar për tu bërë kriminelë"
Komisioni për imunitete i Parlamentit të Zvicrës duhet të marrë një vendim, nëse do t`i hiqet imuniteti ose jo deputetit nacional nga SVP-UDC-ja, Alfred Heer. Imuniteti i deputetit Heer rrezikohet për shkak se ndaj tij është ngritur një denoncim penal për diskriminim të mundshëm në bazë race. Deri në fund të vitit pritet të merret një vendim gjyqësor për politikanin e SVP-UDC-së.
Kryetari i komisionit për imunitete Heinz Brand, që vjen po ashtu nga SVP-UDC e ka konfirmuar një njoftim të publikuar në 20minutenonline, që bën fjalë për këtë çështje. Sipas tij, prokuroria e përgjithshme e kantonit të Cyrihut e ka bërë një kërkesë të tillë.
Kallëzimi penal që i është bërë Heer-it ka të bëjë me një deklarim të tij në një emision televiziv në “Tele Züri”. Ai me atë rast kishte thënë se “të rinjtë nga Tunizia vijnë në Zvicër me qëllimin e paracaktuar për tu bërë kriminelë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










