Lajme
Aleancë për ta shpëtuar Shpellën e Gadimes
Shpella ishte zbuluar rastësisht më 1969 nga një fshatar. Ajo tanimë po shkatërrohet tërësisht nga mosgatishmëria institucionale për ta mbrojtur shpellën. Stalaktitet po thahen, sepse mbi shpellë kanë ndërtuar rezervarë uji

Vetëm 20 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, është fshati Gadime i Lipjanit, i cili si lokalitet është i veçantë në gjithë rajonin. Kjo për faktin se në këtë fshat gjendet afër magjistrales Prishtinë-Ferizaj, gjendet një shpellë e mermertë, shumë e veçantë në
rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpella e Gadimes është zbuluar rastësisht nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili duke nxjerrë gurë për ndërtimin e shtëpisë, kishte hasur në një gropë të vogël, nga e cila kishte parë disa gurë të veçantë. Më vonë kjo u zbulua se është një shpellë gjigante rreth 1500 metra e gjatë në tri kate dhe me një liqen brenda.
Shpella ishte zbuluar më 1969 ndërsa shtatë vjet më vonë u bë qendër atraksioni për vizitorët e gjithë ish-Jugosllavisë. Qytetarët kanë mundur të vizitojnë vetëm një pjesë prej 1300 metrave, pasi që pjesa tjetër e shpellës ende nuk ka qenë e kalueshme.
Në shpellë janë kati i mesëm që është për vizitor, kati nënujor dhe kati i sipërm si dhe liqeni në sipërfaqe 15-25 metra. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës janë konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11 gradë.
Por, a kujdesët kush për mirëmbajtjen e kësaj shpelle?. Pas luftës institucionet e Kosovës, as ato qendrore e as lokale nuk kanë treguar gatishmëri që ta mirëmbajnë shpellën. Stalaktitet që konsiderohen 30 mijë vjet të vjetër, nuk po ruhen, ndërsa asnjë qindarke nuk është investuar në të.
Që shpella e mermerit të mos shkatërrohet, janë disa të rinj nga Prishtina që kanë vendosur që me çdo kusht ta mbrojnë Shpellën e Gadimes nga shkatërrimi. Ata kanë hapur një faqe në Facebook, me anë të së cilës pretendojnë të mbledhin shumë like (pëlqime) dhe të nënshkruajnë peticione që t’ua dërgojnë organeve kompetente.
Ata konsiderojnë se me shpellën po bëhet krim i organizuar.
Erina Rrahmani njëra ndër katër anëtarët e grupit “Shpëto shpellën”, thotë se është shumë e prekur me faktin se “Shpella e Gadimes” është në gjendje të mjerueshme, por kohëve të fundit ajo është edhe më keq.
“Me shpellën po bëhet krim i organizuar…Le ta shpëtojmë përpara se të bëhet shumë vonë”, pohon ajo për të përditshmen “Express”. Aktualisht sipas Erinës projekti është në fillimet e saj, prandaj sqaron se gjithçka në të ardhmen varet nga pëlqimet që merr faqja e tyre.
“Sepse ideja është të mblidhen sa më shumë ‘like ‘që pastaj të bëhet një peticion, i cili do t’u dërgohet organeve kompetente”, sqaron Erina.
Megjithëse sipas saj kjo nismë nuk është projekt të cilin e ka nisur vetë. Projekt është i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), i cili ka për qëllim ta bëjë një kampanjë mediale sensibilizuese. Ata na kanë premtuar mbështetje teknike dhe financiare.
Pajtim Gashi, zyrtar i Institutit Demokratik Kombëtar, thotë se e gjithë kjo kampanjë është detyrë e një projekti të NDI-së të cilin të rinjtë dëshirojnë ta avokojnë.
“Për këta të rinj ishte shqetësuese shkatërrimi i shpellës, prandaj u konsiderua si e nevojshme që të sensibilizohen njerëzit, sepse ka prej tyre që nuk janë në dijeni që shpella në fakt është duke u shkatërruar”, sqaron Gashi.
I gjithë ky shqetësim i këtyre katër të rinjve ka nisur qysh nga gushti i vitit të kaluar kur Komuna e Lipjanit ka lejuar që mbi këtë shpellë të ndërtohet një rezervuar uji.
Si pasojë betonizimi i rezervuarit lart dhe dheu që është grumbulluar përreth tij ka bllokuar hyrjen e ujit që binte pikë- pikë në shpellë. Mungesa e këtij uji ka shkaktuar mykun tek aragonitet, që nga ngjyra e bardhë kanë filluar e po nxihen.
E njëjta gjë ndodhi edhe me pjesën që quhej Oda e Lotëve. Të tillë e ka marrë emrin për shkak të pikave që binin vazhdimisht. Por gjendja aty nuk është më e njëjtë. Edhe lotët aty, janë tharë plotësisht.
Ndryshe, për t’u rritur 1 milimetër stalaktit, duhen 30 mijë vjet. Rritjen e tij e mundëson vetëm uji gëlqeror që formohet si pasojë e të reshurave të shiut, i cili përmes dheut e gjen rrugën e bie drejt në shpellë. Kjo rrugë e ujit në Shpellën e Gadimes është bllokuar komplet nga betoni i rezervuarit të ujit, që është ndërtuar sipër saj.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon sqarime urgjente nga KQZ për parregullsitë në votimin e diasporës Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionerit Shtetëror të...
-
Dy presidente, dy shtete të zemrës
-
Luzern: Po zhvillohet simpoziumi i 6-të shkencor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
-
Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë
-
Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne
Jeta në Austri
-
Die Presse: Rama apo Vuçiqi, cili është modeli i duhur për Ballkanin "Rama ka pranuar se vendi i tij ka të ardhme vetëm në BE. Vuçiq tregon se...
-
Austri: Innsbruck kërkon të sfidojë Vjenën për organizimin e Eurovision 2026
-
A është vera e 2025-ës koha për të blerë në Austri apo duhet të vazhdoni të merrni me qira?
-
Investimet e huaja në Austri rriten me 31%, por vendet e punës “të mangëta”
-
Spiropali: Austria, mbështetje të fuqishme anëtarësimit të shpejtë në BE