Lajme
Aldi i Zvicrës ul çmimet deri në 30% nga frika e hapjes së kufirit
Kufiri me Gjermaninë hapet nesër, më 15 qershor. Shitësit zviceranë me pakicë kanë frikë nga kthimi i "Shopping turizmit" dhe po marrin masat e para emergjente. Aldi për shembull, do të ulë disa çmime me mbi 30 për qind
Shampanjë, rizotto ose majonezë – këto produkte në Aldi Suisse tani mund të blihen për një të tretën më lirë. Kështu Aldi dëshiron t’i mbajë për vete klientët zviceranë. Gjë e kuptueshme kjo kur dihet se zviceranët kanë blerë jashtë vendit për 10 miliardë franga gjatë një viti.
Për këtë arsye, Aldi Suisse po fillon një ulje të përhershme të çmimeve për fillimisht 20 produkte, ka shkruar sot “SonntagsZeitung”. Zbritjet për 20 produkte të tjera do të pasojnë së shpejti, transmeton albinfo.ch Me këtë veprim, discounteri i njohur synon të mbajë klientët e rinj të fituar gjatë periudhës së koronavirusit.
Për të ulur çmimet, Aldi nuk ka ndërmend të ngarkojë furnizuesit. Ai do të financojë vetë koston e uljes së çmimeve. Por si ka mundësi që shitësit me pakicë thjesht të mund të ulin çmimet përgjithmonë? “Kjo është një llogaritje e ngatërruar,” shpjegon Christian Fichter, psikolog biznesi, me fokus në hulumtimin e konsumatorit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Kalaidos.
Nëse çmimet bien për disa nga mallrat, marzha për produktet e tjera do të rritet. Në fund të fundit, të ardhurat e shitësve me pakicë pësojnë një ulje, përcjell albinfo.ch. “Por për ta është më e pranueshme kjo se sa kur klientët e tyre i kthehen Gjermanisë”.
Më shumë zbritje në zonat afër kufirit
Lidl po reagon gjithashtu hanë lidhje me hapjen e kufirit: në filialat afër kufijve, klientët që blejnë për 100 franga marrin një zbritje prej shtatë për qind për çdo blerje. Për blerjet prej 200 frangave, zbritja mnud të shkojë edhe në 19 për qind, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, kjo fushatë me siguri do të zgjasë vetëm deri në fillim të korrikut.
Masat e marra nga Aldi dhe Lidl mund të kenë një efekt: nëse çmimet në të vërtetë bien, konsumatorët e vërejnë këtë dhe do të tregojnë tendencë për të blerë në Zvicër, thotë Fichter. “Mbi të gjitha, fushata si këto përmirësojnë imazhin e ofruesve. Pra, kryesisht është një masë e marketingut”.
Ndërkaq, për të bërë që zviceranët të blejnë në vendin e tyre, nevojitet një thirrje për frymën e përbashkësisë. “Koronavirusi na ka treguar se duhet të qëndrojmë së bashku si shoqëri”, thotë Fichter, transmeton albinfo.ch. Duhet gjithashtu të reklamohet që produktet zvicerane janë kryesisht më të qëndrueshme dhe të prodhuara mbi bazë të kritereve të korrektësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











