Kultura

Albumi i ri i Dua Lipës pritet të lansohet muajin e ardhshëm

Hiti “Don’t Start Now” do të shfaqet në albumin e ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, i cili pritet të dalë në treg muajin e ardhshëm, shkruan Koha.net.

Këngëtarja 24-vjeçare nga Kosova, duke folur me Zane Lowe në “Apple Beats 1”, e përshkroi albumin e ri si një prodhim më klasik të vallëzimit, përcjell Albinfo.ch.