Futboll
Albin Sahatqija, zbuluesi i talenteve nga Kosova për ekipet kroate
Në Kroaci, Albin Sahatqija njihet se njeriu i Hajdukut, skuadrës së madhe nga Spliti, ndërsa në Kosovë, ai vlerësohet si zbuluesi i talenteve.
6 futbollistë kanë marrë kontrata profesionale nga gjashtë herë kampioni i Kroacisë, e shumë të tjerë kanë kryer prova te Hajdukut dhe krejt kjo falë skautit nga Gjakova, Albin Sahatqija, që është shndërruar në njeriun e talenteve për Hajdukun.
Sahatqija është i njohur për futbollin e Kosovës, si njeriu që ka dërguar shumë futbollistë kosovarë e shqiptarë në prova te Hajduku i Splitit dhe krejt kjo falë dashurisë së madhe që ka për klubin e Hajdukut.
Futbollisti nga Kosova Ardian Ismaili ishte ndër të parët që u dërgua në Kroaci te Hajduku, e nga aty Ismaili më pas kishte depërtuar te Kosova U 21 dhe tani është i rregullt te Kombëtarja shqiptare.
Arlind Basha, Adenis Shala e Esat Mala, ishin emrat e tjerë që u provuan e fituan kontrata, pasi klubi vazhdoi bashkëpunimin me Sahatqinë
Së fundit, në futbollin e Kroacisë Sahatqija dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dërguar edhe dy futbollistët e grupmoshave të Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj, që luajnë me ekipin e dytë të Hajdukut dhe te juniorët. Derisa gjatë kësaj vere pritet që te Hajduku të dërgohen edhe disa futbollistë të rinj në prova.
Sahatqija ka thënë për KTV-në se nga klubi kroat është fituar besimi, pasi në Kosovë ka më shumë talente se në disa shtete bashkë të rajonit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












