Kosova
Kurti të premten raporton para deputetëve për dialogun Kosovë-Serbi
Para nisjes për Bruksel, Kurti u drejtohet ligjvënësve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës më 11 qershor lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Me miratimin e Kryesisë, u vendos që raportimi i kryeministrit Albin Kurti të ndodhë si pikë e katërt e rendit të ditës në seancën e rregullt plenare më 11 qershor, ditën e premte. Gjithashtu, Kuvendi vazhdon punimet ditën e hënë me debatin parlamentar të kërkuar nga Grupi Parlamentar të PDK-së për gjendjen ekonomike dhe efektet e pandemisë në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila, përcjell Albinfo.ch.
Por, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se raportimi i Kurtit vjen pas shumë kërkesave të partive opozitare dhe kryeministri më në fund ka pranuar të raportojë në Kuvend.
“Kemi parë një lëvizje jashtëzakonisht të madhe të qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti”.
Tahiri ka shtuar se çështja e Asociacionit nuk duhet të jetë pikë e rendit të ditës në dialog, pasi që për të tashmë ka një vlerësim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse vendoset Asociacioni si pikë e diskutimit në dialog, atëherë kërkohet të ndryshohet Kushtetuta, gjë që ne nuk do ta lejojmë një gjë e tillë të ndodhë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se deri më tani nuk e kanë parë një përgatitje të Qeverisë sa i përket dialogut, por se ky debat do të jetë shumë i rëndësishëm.
“Ne e kemi parë një papërgatitje tash e tre muaj sa i përket çështjes së dialogut”, është shprehur ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











