Lajme
Albin Kurti në takim me mërgimtarët
Theks i veçantë është vënë në trajtimin e problemeve të mërgatës shqiptare sidomos, për sa i përket të mërguarve nga Kosova në Gjermani
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në këtë shtet kanë organizuar disa takime me bashkatdhetarë në Düsseldorf, Würzburg dhe Nürnberg.
Aktivistë nga Prishtina, Albin Kurti, Dardan Molliqaj dhe Gentian Sala, kanë diskutuar me mërgimtarët për situatën politike dhe socio-ekonomike të shqiptarëve në përgjithësi, si dhe për problematikat që shfaq aktualiteti.
Po ashtu janë diskutuar për zgjidhjet e projektet politike të Lëvizjes ”Vetëvendosje”.
Theks i veçantë është vënë në trajtimin e problemeve të mërgatës shqiptare sidomos, për sa i përket të mërguarve nga Kosova në Gjermani, në raport me dy shtetet respektive.
Të pranishmit në takim kanë ngritur problemin e mospërfaqësimit të mërgatës shqiptare në institucionet e shtetit të Kosovës, duke sjellë shembuj pozitivë nga rajoni, siç është rasti i mërgatës kroate, që është e përfshirë dhe e përfaqësuar në institucionet e atij shteti.
Një tjetër problem që është diskutuar është mosnjohja e dokumenteve të shtetit të Kosovës prej disa republikave (landeve) gjermane.
Përfaqësuesit e mërgatës shqiptare në Gjermani janë shprehur të shqetësuar për detyrimin e pagesës së polisave të sigurimit për automjetet, gjë që e shtrenjton shumë udhëtimin e tyre për në Kosovë.
Gjithashtu u ngrit edhe shqetësimi për çmimet e rritura dhe të pa përballueshme të biletave të udhëtimit, sidomos në kohën e pushimeve.
Lëvizja Vetëvendosje i sheh si të drejta kërkesat dhe shqetësimet e mërgatës, dhe në të njëjtën kohë është zotuar që këto çështje do ti ngrejë në institucionet e shtetit të Kosovës, për të kërkuar zgjidhje e lehtësim të situatës së mërgatës.
Mërgata shqiptare në Gjermani është shprehur fuqishëm kundër heqjes së “Republikë”-s prej emërtimit shtetëror të Kosovës, duke theksuar se i gjithë angazhimi i tyre prej dhjetëra vjetësh ka qenë që Kosova një ditë të jetë Republikë, si të gjitha shtetet e tjera.
Mërgata shqiptare në Gjermani shprehu edhe një herë gatishmërinë pa rezerva për ta ndihmuar popullin shqiptar për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, bëhet e ditur përmes një komunikate të Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë









