Kosova
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq takohen në Ohër
Raportohet se kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, gjegjësisht përfaqësuesit e tyre, Gabriel Eskobar dhe Miroslav Lajçak, sot në Ohër do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
Dialogu në Ohër ka filluar në ora 10:00 me mbërritjet e pjesëmarrësve. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, së pari do të mbajë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit.
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga sigurimi, është nisur nga hoteli ku ka fjetur mbrëmë, Inex Oglica, drejt shtëpizave shtetërore, ku edhe pritet të nisin takimet mes dy delegacioneve, Kosovë-Serbi.
Ai është pyetur nga gazetarët se a pret ndonjë rezultat pozitiv nga takimi.
Kryeministri i është përgjigjur pozitivisht për pushim, dhe ka thënë se pret rezultate pozitive nga takimi.
Propozimi evropian, i cili, është pranuar më 27 shkurt nga të dyja palët, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë deri në zgjidhjen përfundimtare çështjes Kosovë Serbi. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk parasheh njohje reciproke. Diplomatët janë deklaruar se momentalisht kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme.
Dokumenti ka gjithsej 11 nene, duke përfshirë zotimin e palëve për t’i respektuar marrëveshjet e deritanishme mes dy vendeve si dhe të mos e pengojnë njëra tjetrën në integrime.
Serbia kërkon që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare ta përfshijë edhe njohjen reciproke.
Dialogu Kosovë-Serbi ka filluar që në vitin 2011.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











