Sport

Albian Ajeti, futbollist i ri i Augsburgut

Sulmuesi i ri shqiptar Albian Ajeti nga Baseli ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me Augsburgun, ka njoftuar klubi.

“Mezi po e pres sfidën e re te Augsburgu. Jam i bindur që do të kem ambient të mrekullueshëm në ekip dhe do të zhvillohem si lojtar i ri dhe të tregoj fuqinë time”, ka thënë ai për uebfaqen e Augsburgut

Ajeti do të bartë fanellën me numrin 17.

Augsburgu momentalisht është në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës.