Futboll
Albert Ejupi, mesfushori i suksesshëm në Suedi
Luan në pozitën e mesfushorit defanziv, por di të realizojë super-gola, kryesisht nga distanca. Një të tillë, madje nga mesi i fushës, e shënoi në miqësoren kundër Malmos në shkurt të këtij viti.
Bëhet fjalë për futbollistin nga Kosova, Albert Ejupi, i cili luan te skuadra Varbergs Bois, e cila nga ky edicion do të luajë në elitën e futbollit suedez.
26-vjecari thotë për “Sportin në KTV” se ekipi ku ai luan mund të jetë befasi në sezonin e ri të Superligës së Suedisë, si dhe flet edhe për golat e bukur ndaj Malmos, ku shënoi dhe bëri edhe një asistim, duke u shpallur edhe futbollisti i ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
Pas suksesit me Varbergsin në fund të vitit të kaluar, ku realizoi 4 gola e 1 asistim, në 29 ndeshje të sezonit, Ejupi ka rënë në sy të disa klubeve të ndryshme evropiane.
Shtatlarti që ka lindur dhe është rritur në Suedi ëndërron që te veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës, tek e cila ishte grumbulluar vetëm një herë me grupmoshën U21, kurse më pas më nuk ka pasur kontakt me “Dardanët”.
Ejupi është rritur te Kristianstadi, kurse ka luajtur edhe për Solvesborgsin dhe Mjallbin.
Nga viti 2018 është pjesë e Varbergsit, ku në 55 ndeshje ka shënuar 8 gola, kurse në total ka 174 ndeshje në futbollin suedez, duke realizuar 18 gola për katër skuadra deri me tani.
Albert Ejupi rrjedh nga një familje sportistësh, pasi edhe babai i tij, Osmoni, ka qenë karateist i njohur, kurse tani me mjaft sukses po e luan rolin e trajnerit në Suedi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












