Kuriozitete
AlbCoin, kriptomonedha e parë ‘Made in Albania’
Albcoin (Alb për Shqipëri dhe Coin për monedhë), emri i koduar i së cilës është ALBC, është kriptomonedha e parë e themeluar në Shqipëri.
Ishte viti 1926, kur mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu, për herë të parë nxori monedhën lek në qarkullim.
Thuhet se emri “lek” ka ardhur në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, i cili njihet edhe si “Leka i Madh”.
Portreti i tij gjendej në pjesën e sipërme të monedhës 1 lek, ndërsa në pjesën e poshtme tregohet ai në një kalë.
Që në atë kohë e deri në ditët tona kanë kaluar plot 95 vite. Monedha lek akoma përdoret gjerësisht në territorin shqiptar.
Por, u desh të vinte viti 2021, që edhe Shqipëria të kishte kriptovalutën e saj të parë.
Albcoin (Alb për Shqipëri dhe Coin për monedhë), emri i koduar i së cilës është ALBC, është kriptomonedha e parë e themeluar në Shqipëri.
ALBC vepron në rrjetin e Ethereum dhe xDai, ku ndryshe nga Bitcoin, është më i sigurt dhe transparent në transaksione.
Njëri nga dy themeluesit e monedhës, T.M. ka treguar se u janë dashur tri vite për të krijuar monedhën dhe për ta hedhur atë në treg.
Sipas tij, për të krijuar një kriptomonedhë, nuk mjafton vetëm ndërlidhja “midis aftësive të programimit të sistemeve të regjistrave të shpërndarë dhe njohja e sistemeve ekonomike”, por duhet një kapital i konsiderueshëm financiar.
Ky i fundit shërben si “garanci vlere për projektin, në mënyrë që edhe vetë kriptomonedha të ketë një vlerë të sajën në treg”.
Nëpërmjet gjithë kësaj pune, sipas T.M., synohet që, ashtu siç njerëzit kanë fituar njohuri nga Bitcoin, “të njëjtën gjë të arrijnë edhe shqiptarët me AlbCoin-in”.
“Kriptovalutat apo teknologjia e regjistrave të shpërndarë janë akoma të panjohura në Shqipëri”, tha T.M për AP. “Prandaj”, shtoi ai, “ne kemi qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin e popullit shqiptar në këtë proces ndryshimi ekonomik global”.
“Jemi në një proces ndryshimi ekonomik global. Shqipëria nuk mund të ngelet mbrapa. Këtë herë, nuk mund t’ia falim vetes kur shtete me më shumë probleme se ne, si Nigeria, po e përdorin këtë teknologji në masë”.
“Përveç përfitimeve monetare, përmes kësaj teknologjie, ofrohet dije dhe informacion mbi funksionet dhe përfitimet e shumta që mund të shërbejë në vendin tonë”.
Vlera monetare dhe vlerësimet
Rritja e vlerës së çmimit të kriptomonedhës shqiptare, “nuk ka limit”, thekson themeluesi. Ajo varet nga raporti që AlbCoin ka me kriptomonedhat e tjera apo me kërkesën dhe ofertën për monedhën.
Për Albanian Post, T.M. tregoi se, “edhe pse kriptomonedha është relativisht e re në treg, deri tani janë bërë mbi 600 transaksione”, përcjell Albinfo.ch.
Përderisa monedha ofrohet në një rrjet transparent, si ai Ethereum, atëherë “është shumë lehtë e verifikueshme. Në adresën zyrtare jepen linqet direkte, ku mund të shikohen të gjitha transaksionet që janë bërë në çdo Blockchain, ku AlbCoin ndodhet”.
Në varësi të popullarizimit të monedhës dhe vlerës së saj krahasuar me kriptomonedhat e tjera, “ne shpresojmë në një trefishim apo pesëfishim të çmimit aktual, brenda vitit”, u shpreh ai.
Vlerësimin për inovacionin e tyre në teknologjinë e kriptovalutave, dy të rinjtë e kanë marrë edhe nga shtëpia botuese ICTSmedia, duke i ftuar në konkursin më madh të inovacionit, Albanian ICT Awards.
Por, a janë kriptovalutat e ardhmja e të bërit tregti?
Shumë kohë më parë, njerëzit tregtonin mallra dhe shërbime, përmes një sistemi shkëmbimi mall me mall, “më jep një enë balte, të të jap një pëlhurë mëndafshi”.
Me kalimin e kohës, me qëllim lehtësinë dhe përmirësimin e standardeve në shkëmbimin e mallrave, lindi monedha. U krijua një mënyrë e re shkëmbimi më efikase. Dalëngadalë, duke udhëtuar në kohë, shikojmë evoluimin e monedhave në kartëmonedha apo karta krediti.
Një vit pas kolapsit financiar të 2008-ës, një person anonim, por i vetëquajtur Satoshi Nakamoto, krijoi Bitcoin-in, monedhën e parë virtuale. Aktualisht, në vitin 2021 ekzistojnë mbi 4 mijë lloje të monedhave virtuale.
Këto “enë balte” të shekullit 2021, po zëvendësojnë dita-ditës monedhat, kartëmonedhat dhe kartat e kreditit.
Prandaj, motoja e disa ekonomistëve që “E ardhmja është Kripto”, mund të jetë më e dukshme se kurrë. Por, kjo temë, i takon një dite tjetër për ta diskutuar…
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













