Kosova
Albanologia serbe në Beograd: Kam rënë në dashuri me shqipen
"Nëpërmjet gjuhës, jam njohur me shumë njerëz të mirë"
Ka kohë që në Serbi mësimi i gjuhës shqipe po shihet si lehtësim për komunikimin mes popujve. Por ata që e kanë mësuar shqipen, flasin për përfitimet kulturore. Albanologë në Beograd thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të të dy popujve, përcjell albinfo.ch.
Gjuha shqipe mund të mos flitet nga numër i madh i serbëve, por ata që e kanë mësuar, flasin për përfitimet kulturore. Pas përfundimit të studimeve të gjuhës shqipe në Beograd, Danica Vasileviq ka punuar një kohë në universitet, ndërsa sot ndonjëherë përkthen libra. Duke qenë se është nga Jagodina, ajo vendosi për shqipen rastësisht.
“Pastaj kam ra në dashuri me shqipen. Kam pasur përvojën shumë të mirë, nëpërmjet gjuhës jam njohur me shumë njerëz të mirë, edhe kam pasur përvoja të ndryshme. Mund të them që nuk pendohem që jam regjistruar për shqipen, edhe që e kam studiuar. Ndoshta për punë nuk kam pasur fat, në atë kuptim që të punësohem si profesoreshë, por ndihem mirë edhe kështu tani kam si hobi, por ende kam interesim, lexoj shqip, edhe shikoj filma, dëgjoj muzikë”, thotë për RTK-në Danica Vasileviq, profesoreshë e gjuhës shqipe.
Për të afruar gjuhën serbe dhe shqipe me qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, është nisur versioni digjital i fjalorit “Vokap”. Studiuesit thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të dy popujve.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme të mësosh gjuhën, sepse kur përdorim gjuhën angleze, jemi vërtet të humbur në përkthim, dhe nuk mund të ndjejmë anën tjetër. Ne në fakt adoptojmë një rrëfim dhe nuk kemi mendimin tonë, nuk i kemi ato përvoja se si mendon realisht fqinji ynë”, thotë Aleksandra Vuçiniq, albanologe.
Mosmarrëveshjet politike shpesh reflektohen në sferën e kulturës dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Por ata që flasin gjuhët e tjera, duan t’i rezistojnë
“Është me të vërtetë një, mund të them, edhe nder, përparësi që jam një hap përpara njerëzve të tjerë që nuk flasin shqipen, mund të mësoj nga kultura tjetër, të mësoj shumë”, thotë Vasileviq.
Studiuesit e gjuhës shqipe tregojnë se mësimi i gjuhës nuk është vetëm transmetim i informacionit, por mbi të gjitha, është një kuptim i thellë i fatit të njerëzve, që e ndihmon në tejkalimin e pengesave politike.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













