Lajme
Albana Ejupi hap ekspozitën e tretë personale në Vjenë
Ekspozita e Albana Ejupit me titull „Nudo on Sand“ është hapur nga data 18 mars dhe do të qëndrojë deri me 30 prill, në galerinë „Lukas Feichtner Gallery“ në Seilerstaette 19 / 1010, në Vjenë
Piktorja e njohur nga Kosova, Albana Ejupi prej katër vitesh jeton në Vjenë. Për gjatë karrierës së saj artistike, Albana ka hapur ekspozita në shumë vende të botes qoftë personale apo edhe kolektive. Sidoqoftë, edhe pse në Austri ende situata e pandemisë nuk është e kënaqshme, ajo ka vendosur që ekspozitën e tretë personale ta hap pikërisht në Vjenë, aty ku ajo tani e ka vendbanimin e saj kryesor.
Ekspozita e Albana Ejupit me titull „Nudo on Sand“ është hapur nga data 18 mars dhe do të qëndrojë deri me 30 prill, në galerinë „Lukas Feichtner Gallery“ në Seilerstaette 19 / 1010, në Vjenë.
„Përkundër kohës së pandemisë dhe masave që ende janë pjesë e përditshmërisë sonë këtu në Vjenë, hapja e ekspozitës kishte vizitorë me shumë sesa prisja. Atmosfera ishte shumë e mirë ku edhe mora shumë kritika pozitive me ciklin e ri të punimeve të mia“, ka thënë Albana për albinfo.at.
Materialet të punuara me rërë nga Kosova
Arti të cilën e bën Albana është një lloj i veçantë dhe mënyrën në të cilën e shfaq është një guxim në vete.
“Punimet e mia karakterizohen nga materiali që përdori në to. Të gjitha punimet janë të realizuara me rërë nga Kosova. Më këtë mundohem të prezantojë edhe vendin tim me anë të punëve të mia artistike. Ky material që përdori për mua simbolizon kalbjen natyrale të njeriut, që do të thotë se pas vdekjes trupi ynë do të i kthehet tokës dhe do të bëhet sërish rërë. Titulli i ekspozitës “Nudo on Sand” ka rrjedh spontanisht duke u lidhur me punën time”, ka shpjeguar artistja Ejupi.
Për gjatë viteve të jetës në Vjenë, Albana ka pasur suksese në gjitha sferat e jetësore. Pas përfundimit të masterit në Akademinë e Arteve në Vjenë, Albana tashme ka vijuar me studimet e doktorratures.
“Këto vite kanë qenë jashtëzakonisht të bujshme për mua dhe karrierën time si artiste. Duke lenë anash jetën e studimeve, jeta artistike ka sjell ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në: Vjenë, Bazel, Varshavë, Napoli, si dhe në Bratislavë e cila është mbajt në muzeun Danubiana. Tani jam në përgatitje të ekspozitës tjetër që do të mbahet në muajin maj në Lisbonë(Portugali)”, shprehet ajo.
Ekspozitë edhe në Moskë?
Albana thotë se ka pasur një ofertë për të marr pjesë në një ekspozitë edhe në Moskë(Rusi), por për shkak të situatës aktuale të konfliktit me Ukrainë, ende nuk dihet se a do të mbahet.
“Ekspozita në Moskë është Biennale e artit dhe i kushtohet artistëve të rinj. Kur bëra aplikimin pash që merrnin pjesë artistë nga e gjithë bota. Ishte planifikuar që Biennalia të mbahet nga muaji qershor deri në shtator. Pavarësisht situatës, ende nuk kemi marr ndonjë pezullim apo anulim të eventit. Kjo do të thotë që zyrtarisht ende do të mbahet. Unë uroj që deri në qershor situate të normalizohet dhe njerëzit t’i kthehen jetës së përditshme bashkë më familjet e tyre si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi. Mbi të gjitha ndalja e luftës dhe arritja e paqes është më e rëndësishmja për të gjithë banorët në këto shtete por, edhe për gjithë njerëzimin në botë.”, shprehet për albinfo.at, piktorja Albana Ejupi.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese














