Kultura
Alban Skenderaj e nis vitin me një koncert në Cyrih
Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj, pas interesimit të madh me koncertin e mbajtur në gusht, ka vendosur të performojë sërish para publikut zviceran më 8 janar në Cyrih.
Koncertin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari Skenderaj, duke postuar në Facebook këtë njoftim: „Një mbrëmje në Cyrih! Organizim i mirëfilltë dhe me vizion. Nëse mundeni, mos mungoni“, tha Alban Skenderaj.
Edhe organizatori i koncertit të Alban Skenderajt në Cyrih, Fatmir Haziri, ka thënë për albinfo.ch se ka qenë i detyruar të bëjë edhe një show me këngëtarin nga Shqipëria pas kërkesave të shumta me koncertin e mbajtur në gusht të vitit të kaluar.
Koncerti këtë herë do të mbahet në klubin e quajtur “Blok”.
Në nismën e tij për të sjellë emra të njohur të muzikës shqiptare deri tani „Different Show” ka organizuar disa koncerte në Cyrih.
Pas Alban Skenderajt, vjen me radhë në Cyrih këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit, Elina Duni, e cila do të perfomojë më 23 janar.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











