Sport
Alban Meha i jep fund aventurës me Padebornin
Pas katër vitesh me ekipin e Padebornit, futbollisti shqiptar Alban Meha i jep fund marrëveshjes më klubin. Ai kërkohet nga klube të tjera
Specialisti i gjuajtjeve të lira, Alban Meha nuk do të qëndrojë tutje në klubin gjerman i cili nuk arriti të mbijetojë në bundesligën gjermane. Meha pritet të largohet nga Padeborni ndërsa në adresë të tij kanë ardhur oferta të shumta nga klube të tjera.
“Unë do të largohem gjatë verës nga Padeborni. Kam oferta të shumta nga klube të tjera. Në dy javët e ardhshme do të marr një vendim”, ka thënë Meha për gazetën “Bild.de”, transmeton “albinfo.ch”.
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare gjatë kësaj kohe është duke qëndruar për pushime në vendlindjen e tij në Kosovë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











