Muzikë
Alba Festivali, me bilanc pozitiv për edicionin e sivjetëm
Organizatorët e Alba Festivalit nxjerrin një përfundim pozitiv, pavarësisht motit të ndryshueshëm që mbretëroi gjatë festës
Fundjavën e kaluar, mbi 20 mijë vizitorë janë dyndur në zonën Kasernenareal, në qendër të Cyrihut gjatë tri ditëve të Alba festivalit, ku u zhvillua për herë të parë festivali më i madh për muzikën shqiptare. Pikat kulmore muzikore ishin performancat e Azet-it dhe Dardanit të premten, ndërsa Dafina Zeqiri, Noizy dhe Mozzik kanë shkëlqyer të shtunën dhe Sabri Fejzullahu dhe Alban Skenderaj të dielën.
Festivalin e ka vizituar edhe Këshilli komunal i Cyrihut, me një delegacion jopartiak.
Organizatori i Festivalit Alba, Adem Morina, është shprehur i kënaqur me rrjedhën e festivalit. Pavarësisht motit të ndryshueshëm, mbi 20 mijë vizitorë morën pjesë në Alba Festivalit, i cili u zhvillua për herë të parë në Kasernenareal, në mes të Cyrihut. Dhe – po aq e rëndësishme sipas tij – gjithçka shkoi pa probleme nga pikëpamja organizative në vendndodhjen e re.
Bashkëpunimi me autoritetet, veçanërisht me policinë, funksionoi mirë. Edhe reagimet nga lagjja rreth zonës së festivalit deri më tani kanë qenë krejtësisht pozitive. Tani Morina shpreson që qyteti të japë miratimin për Festivalin Alba 2025 në Kasernenareal, me kohë, edhe këtë vit. Kjo krijon sigurinë e planifikimit në një fazë të hershme, pavarësisht nga të gjitha pasiguritë e viteve të fundit. “Do të ishte mirë sikur Kasernenareal të bëhej shtëpia jonë e re”, përmbledh Morina.
Me ftesë të Presidentit të FDP-së të Qytetit të Cyrihut, njëherësh asamblist i qytetit, Përparim Avdili, një delegacion jopartiak nga Këshilli i Qytetit të Cyrihut vizitoi gjithashtu Festivalin dhe shijoi shkëmbimin ndërkulturor, duke përfshirë një vizitë në prapaskenë.
Pjesë e delegacionit ishin Reis Luzhnica, Liv Mahrer dhe Ivo Bieri (PS), Sven Sobernheim (GLP), Michele Romagnolo dhe Yves Peier (SVP), Karin Stepinski (Die Mitte) dhe Sebastian Vogel dhe Flurin Capaul (FDP). Atyre iu bashkua këshilltari kantonal i PS-së dhe bashkëthemeluesi i Secondas, Andrew Katumba, vetë një këshilltar lokal për një kohë të gjatë.
“Së pari në Böog në Heiden, pastaj këtu në Festivalin Alba – ky është Cyrihu modern, kozmopolit”, ka përmbledhur Avdili i lumtur, duke iu referuar bartjes së festës tradicionale “Böog” nga Cyrihu në Heiden.
Fotocredits ©albafestival and Leart Haliti
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit

















