Lajme
Alarmohet Zvicra: Dy nxënës janë infektuar me tuberkuloz
Kjo sëmundje mund të trajtohet me antibiotikë, por, nëse mbetet e patrajtuar brenda disa muajve, ajo shpesh përfundon me vdekje
Tuberkulozi perceptohet si sëmundje e shekujve të shkuar dhe falë përparimit të mjekësisë, e tejkaluar tashmë sa kohë. Por, kjo sëmundje ngjitëse vazhdon të paraqitet herë pas here, madje edhe në vende të zhvilluara e të përparuara si Zvicra, shkruan albinfo.ch
Rasti më i ri është regjistruar ditëve të fundit dhe për të është alarmuar popullata sot, përmes mediave.
Në Kantonin Aargau janë identifikuar një nxënëse dhe një nxënës me virus të tuberkulozit. Bëhet fjalë për dy nxënës të dy shkollave të ndryshme, në Suhr dhe në Wynental të këtij kantoni, shkruan srf.ch. Duke qenë se kjo sëmundje karakterizohet nga një rrezikshmëri e lartë e infektimit, shkolla ku është gjetur nxënësja e infektuar ka paralajmëruar prindërit se më 24 tetor të gjithë nxënësve do tu bëhet një test i gjakut.
Rreth 550 njerëz infektohen brenda vitit në Zvicër nga tuberkulozi. Kjo sëmundje mund të trajtohet me antibiotikë, transmeton albinfo.ch. Por, nëse mbetet e patrajtuar brenda disa muajve, ajo shpesh përfundon me vdekje.
Simptomat tipikë të tuberkulozit janë kollitja, shpesh me të pështyra, temperatura dhe humbja e peshës. Infektimi nga kjo sëmundje mund të konstatohet jo më shpejt se dy muaj pasi të ketë nodhur. Më të rrezikuarit nga tuberkulozi janë fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të dobësuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















