Futboll
Alarmohet Kombëtarja kuqezi
Shumë lojtarë janë të lënduar, pa skuadër ose që nuk aktivizohen në skuadrat e tyre respektive
Shqipëria në muajin shtator do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme, kundër Skocisë dhe Izraelit.
Por, trajneri Christian Panucci është në telashe të mëdha, pasi shumë lojtarë janë të lënduar, pa skuadër ose që nuk aktivizohen, shkruan albinfo.ch.
Së fundi është Odise Roshi, i cili ka këputur ligamentet dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
Roshi i shtohet listës së të lënduarve. Armando Sadiku gjithashtu kishte këputur ligamentet dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës.
Taulant Xhaka është rikthyer të luajë për Kupë, por kjo nuk vlen për Armir Abrashin, që vazhdon të jetë i lënduar, derisa duke u rikuperuar është Eros Grezda.
Në mbrojtje, lajmi i vetëm i mirë është rikthimi i Berat Gjimshitit titullar tek Atalanta, derisa Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti janë pa ekip.
Naser Aliji, Ivan Balliu, Memolla e Liridon Latifi gjithashtu kanë probleme me skuadrat e tyre, ndaj Panucci do të ketë shumë vështirë në Ligën e Kombeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











