Bota
Alarmi për bombë, evakuohen bashkitë e 6 qyteteve gjermane
Paralajmërimi për bombë ka bërë që ndërtesat e bashkive të evakuohen në Augsburg, Kaiserslautern, Schemnic, Göttingen, Neunkirchen dhe Rendsburg, raportojnë mediat gjermane.
Ato raportojnë se kërcënimet janë dërguar drejtpërdrejt në adresën e e-mailit të shtëpive të qytetit, dhe ky informacion është konfirmuar nga hetuesit në disa qytete, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi nuk ka dëshmi të një pajisje shpërthyese në asnjë prej ndërtesave të bashkive, derisa hetimet janë duke u vazhduar.
Në Augsburg u evakuua bashkia e qytetit pas njoftimit, dhe të gjitha linjat e tramvajit që i afroheshin asaj u pezulluan.
Në Kaiserslautern, kërcënimi erdhi përmes e-mailit dhe policia menjëherë shkoi në ndërtesën e bashkisë. Zona rreth saj është e rrethuar, por aktualisht nuk ka kërcënim.
Thuhet se në Göttingen, hetuesit në terren mbërritën rreth orës 9:00.
Hetuesit po planifikojnë të kërkojnë të gjithë ndërtesën me qentë e kërkimit për eksplozivë.
Në Neunkirchen, policia gjithashtu ndërhyri, pas një raporti mbi një bombë që erdhi herët në mëngjes.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











