CH-Ballkani
Alarmante, ajri i ndotur në Ballkan
Për shumë vite është anashkaluar zgjidhja e problemit të ajrit të ndotur në Ballkan, një problem që debatohet zëshëm në Evropën Perëndimore, ku në statistika thuhet se ndër 100.000 banorë, 23 vetë humbin jetën nga ndotja e ajrit.
Në Ballkan, numri i viktimave nga ndotja e ajrit në 100.000 banorë, varion nga 160 deri më 230 viktima.
Bosnjë-Hervegovina renditet si vendi më i prekur me numrin më të lartë të viktimave, duke u ndjekur ne listë nga fqinjët e tjerë të Ballkanit, Shqipëria e më pas Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Serbia. Rajoni i Ballkanit është pjesa e Evropës me atmosferën më të ndotur.
Vlatka Matkoviç Puljiq, përgjegjëse për shëndetësinë dhe energjinë për rajonin e Ballkanit në Aleancën për Shëndetësi dhe Mbrojtje të Mjedisit HEAL me qendër në Bruksel, për DW thotë se problemi i ndotjes së ajrit në këtë rajon është “problem i tmerrshëm”, dhe ndër ndotësit më të mëdhenj ajo rendit industrinë, pastaj trafikun dhe lëndët djegëse.
Në vendet e ish-Jugosllavisë ende industria shihet si ndotësi më i madh i ajrit. Ndërsa Shqipëria është e prekur rëndë nga një problematikë e natyrës tjetër. „Edhe sot pas 27 vitesh industria në vend është shumë pak e zhvilluar dhe nuk përbën ndotësin kryesor në mjedis, ndërkohë që transporti që renditet i dyti sektor në konsumin e energjisë është ndoshta i pari në ndotjen që shkakton në mjedis”, thotë Olsi Nika, nga organizata EcoAlbania për DW, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit luftohet kundër një problemi që shkaktohet për të siguruar një standard ekonomik, në Shqipëri vjen problemi i ndotjes së ajrit pjesërisht vetëm nga transporti.
Kjo bëhet e qartë në zona të kryeqytetit ku „normat e PM 10 dhe PM 2.5 (substancat e ngurta të mbetura pezull në ajër) janë disa herë më të larta se normat e lejuara në një kohë ku nuk operojnë fabrika industriale”, thotë Drejtori Ekzekutiv nga EcoAlbania, Olsi Nika.
Ndërkohë në Tetovë edhe pse si ndotësi i tretë më i madh në renditje qyteti nuk ka as transport publik. Arianit Xhaferri nga organizata Eco Guerrila kërkon sa më parë vendosjen e transportit publik, që të ofrohet një alternativë tjetër krahas automjeteve private për qytetarët. Për të njejtin problem flitet edhe në Bosnjë ku transporti është ndotësi i dytë më i madh.
Pas vendimit të Gjykatës Federale Adiministrative të Gjermanisë, ku bashkitë e komunat kanë të drejtë të vendosin për ndalimin e automjeteve dizel më të vjetër se ato me standard EURO6 ka rënë vlera e automjeteve dizel në Gjermani.
Kjo po rezulton me një fluks të automjeteve Diesel drejt Ballkani në veçanti në Shqipëri, ku automjetet gjermane kanë një prestigj shumëvjeçarë. Në janar 2018, ndotja e ajrit në Prishtinë arriti një nivel gjashtë herë më të lartë se normat e caktuara. Masat ekstreme, të cilat u ndërmorën me ndalesën gjithpërfshirëse të komunikacionit në qytet, ishte një reagim refleksiv, gjë që nuk mund të konsiderohet si zgjedhje e përhershme e problemit.
Për të mbrojtur mjedisin duhet vetëdijësim më i lartë i qytetarëve në përmasa rajonale.
Shumë organizata ekologjike të Ballkanit Perëndimor janë duke luftuar në mënyrë aktive këtë problem.
Olsi Nika thotë se që të jesh qytetar i mirëfilltë duhet „të jesh i angazhuar e aktiv duke rritur presionin e llogaridhënies kundrejt vendim-marrësve e politikëbërësve për të ndërmarrë hapa dhe veprime që të përmirësojnë situatën e ndotjes apo problematika të tjera që lidhen me përditshmërinë tonë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












