Lajme
“Alain Berset duhet të shpjegojë pasivitetin kur bëhet fjalë për ‘ethet e dengës'”
Ndërsa Evropa ka filluar vaksinimin kundër etheve të dengut, kjo nuk është e mundur në Zvicër. Këshilltarja Kombëtare e PS-së, Sarah Wyss, teksa tha se kjo duhet të ndryshojë, tani po kërkon përgjigje nga Këshilli Federal, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Ethet Denge po përhapen në Evropë teksa deri në muajin shtator, në Zvicër, ishin regjistruar 138 raste, rritje prej 30 rastesh në krahasim me vitin paraprak, ndërsa numri i rasteve të paraportuara ka gjasa të jetë dukshëm më i lartë.
Sëmundja transmetohet nga mushkonja tigër, e cila është përhapur në Ticino dhe gjithashtu në zonën e Bazelit dhe mbrojtja nga infeksioni është e vështirë, sepse nuk ka vaksinim në Zvicër.
Megjithatë, një vaksinë është miratuar në Evropë që nga viti 2022.
Swissmedic, autoriteti zviceran i miratimit dhe mbikëqyrjes për barnat, aktualisht po shqyrton një kërkesë për miratim, proces i cili mund të marrë pak kohë dhe kjo po shkakton telashe deri në Bundestag.
Si banore e Bazelit, Wyss, prej kohësh është angazhuar në luftën kundër mushkonjave tigër dhe është e mërzitur nga mosveprimi i autoriteteve zvicerane. Prandaj ajo përballet me ministrin e Shëndetësisë, Alain Berset, me një sërë pyetjesh kritike, të cilave ai do të duhet t’u përgjigjet në kohën e pyetjeve të Këshillit Kombëtar.
“Vetëm monitorimi nuk mjafton. Qeveria federale dhe kantonet do t’ia kalonin përgjegjësinë njëri-tjetrit, por insektet nuk do të kujdeseshin për kufijtë kantonalë apo shtetërorë. Zvicra ka nevojë urgjente për një strategji kombëtare me masa konkrete dhe duhet të mbajë kantonet përgjegjëse për frenimin e rrezikut”, tha Wyss.
Ethet e dengës mund të jenë fatale
Peter Lüthy, një ish-mikrobiolog në ETH dhe një ekspert për mushkonjat, supozon se mushkonja tigër do të përhapet gradualisht në gjithë Zvicrën dhe infeksioni nuk është i padëmshëm.
Sipas tij, kjo mund të çojë në gjakderdhje të brendshme, e cila është fatale në rreth dhjetë për qind të rasteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












