E-Diaspora
Akuzohet për tentimvrasje të dyfishtë, shqiptari flet për “aksident”
Florin C., më 14 tetor të vitit 2017 në një lokal nate të Salzburgut ka therur me një thikë një truproje të lokalit, dhe një person tjetër, duke kryer kështu dy tentime vrasjeje

Florin C, një azilkërkues i moshës 42 vjeçare nga Shqipëria do të përballet me gjykatën në Slalzburg të Austrisë, i akuzuar për tentim të dyfishtë të vrasjes. Ai arsyetohet se bëhet fjalë për një “aksident” por janë disa dëshmitarë ashtu si dhe gjurmët e ADN-së që e ngarkojnë atë., shkruan krone.at
Sipas akuzës, Florin C., më 14 tetor të vitit 2017 në një lokal nate të Salzburgut ka therur me një thikë një truproje të lokalit, duke kryer kështu tentim vrasjeje, transmeton albinfo.ch. Truproja ka pësuar dy plagë në shpinë nga therja me thikë ndërsa një perosn tjetër, një plagë në gishtin e madh të dorës.
Pala akuzuese nuk i beson shpjegimit të dorasit se bëhet fjalë për një aksident. Këtë mosbesim e mbështet, veç tjerash në faktin se 42 vjeçari ka treguar edhe më parë sjellje të dhunshme. Përveç se ka mbajtur një dënim prej 13 viteve burg për një vrasje të kryer në Shqipëri, ai po ashtu ka kërcënuar një gjyqtar.
Data e fillimit të procesit gjyqësor ende është e hapur.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti