Shqipëria
Akuza të rënda ndaj qeverisë Rama nga Brukseli

Javën e shkuar AFET, komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miratoi raportin “Shqipëria 2022” në përgjigje të raportit përkatës të Komisionit Europian. Teksti i paraqitur nga socialistja portugeze Isabel Santos u ndryshua nga amendamentet e eurodeputetëve të Partisë Popullore Europiane. Këto amendamente u mbështetën edhe nga kolegët socialistë, të gjelbër e liberalë.
Lidhur me zgjedhjet e 14 majit raporti thekson se në “Shqipëri duhet të garantohet liria e partive politike që të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrje të paduhur nga shteti apo aktorë të tjerë”. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD reale për të hyrë në zgjedhjet lokale me të gjitha atributet politike e ligjore që i përkasin asaj. Mesa duket për shkak të afateve nuk janë paraqitur amendamente lidhur me problemet e këtyre zgjedhjeve.
Raporti i PE shpreh “keqardhjen për shkeljen rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor”
Referimi është për rastin e fundit të rrëzimit të kërkesës së PD për një komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.
PE i bën thirrje qeverisë që “të anullojë urgjentisht çdo nismë ligjore për amnistinë fiskalo-penale dhe pasaportat e arta. Këto skema janë kërcënim për BE dhe për Shqipërinë dhe do të bllokojnë qartazi progresin e integrimit Europian.
Parlamenti Europian “është i skandalizuar kontratën e Portit Durrës me një kompani nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit me BE dhe megjithë paralajmërimet e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”
Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit Durrës duhet të zbatojnë prokurimi. Publik sipas standardeve europiane të MSA.
PE shpreh shqetësimi për regresin e lirisë së shprehjes dhe të medias, refuzimin e qeverisë për të dhenë informacion, përpjekje për diskreditimin e gazetareve.
Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me mediat e pavarura nga qeveria apo kritike me te siç është rasti i Prestige Ressort dhe 24 News TV.
Raporti shpreh gjithashtu shqetësim se nuk ka progres me larjen e parave të Krimit si dhe me korrupsionin në nivel të lartë qeveritar ku mungojnë dënimet gjyqësore.
Propozuesit e këtyre amendimeve janë eurodeputetet Michael Gahler, David Lega,, Lukas Mandl, Antonia Lopez Isturiz, Miriam Lexman, Peter van Dalen, Vladimir Bilcik, Zeljana Zovko e Arba Kokalari.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri