Shkurt.ch
Akuza Aeroportit të Gjenevës për trajtim të paligjshëm të punëtorëve
Kur kishin shkuar të punonin më 23 dhjetor, punëtorëve (të gjithë myslimanë) u ishte ndaluar hyrja në aeroport. Punëdhënesi i kishte drejtuar ata në polici ndërsa ajo, te shërbimi sekret francez
Nga frika prej sulmeve të islamistëve, Aeroporti i Gjenevës ka bërë një ashpërsim te theksuar të masave të sigurisë. Rreth 10 mijë të punësuar të këtij aeroporti të cilët kanë qasje në zonën e sigurisë është dashur të testohen sërish. Nga këto testime, 30 deri 50 veta kanë «rënë në provim» gjegjësisht kanë mbetur pa qasjen në zonën e përmendur.
Atyre u është marrë leja zyrtare për një gjë të tillë, ndërkohë që nuk u është ofruar asnjë sqarim, shkruan srf.ch.
Avokati i pesë nga punëtorët të cilëve u është marrë leja, akuzon aeroportin se nuk ka vepruar në bazë të parimeve të shtetit juridik. Kështu, klientët e tij tash do të kërkojnë një sqarim përmes gjyqit, përse u është mohuar qasja në aeroport. Veç kësaj ata do të kërkojnë edhe dëmshpërblim.
Kur kishin shkuar të punonin më 23 dhjetor, punëtorëve në fjalë u ishte ndaluar hyrja në aeroport, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane. Punëdhënësi i kishte drejtuar ata në polici ndërsa ajo, te shërbimi sekret francez.
Edhe sot, rreth tri javë më vonë, gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë dhe e pasqaruar. Autoritetet vazhdojnë të heshtin. Shumica e personave të prekur nga kjo, janë meshkuj që kanë kryer punë të rënda si bartje të valixheve, kanë qenë të paguar dobët dhe me banim në Francë. Ndërsa e përbashkëta e tyre tjetër është se të gjithë janë myslimanë, disa me emra arabë e disa, turq, por të gjithë të integruar mirë dhe pa proleme me ligjin, thotë avokati.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














