Fun
Akullorja që nuk shkrihet, japonezët zbulojnë formulën
Polifenoli i lëngshëm ka aftësi të mbajë të lidhur kremin e akullores, si rrjedhojë produktet e realizuara me këtë përbërës i rezistojnë shumë më gjatë të nxehtit
Kush tjetër pos japonezëve mund të gjenin formulën për tu mos u shkrirë akullorja. Por krejt kjo ishte shpikje e rastësishme e kërkuesve të qendrës së kërkimit të bioterapisë në shtetin e Japonisë njoftojnë mediat e këtij vendi.
Kërkuesit po tentonin të realizonin një ëmbëlsirë duke përdorur polifenolin, një lëng që del nga dredhëzat, transmeton albinfo.ch. Siç shpjegon profesor Ota i Universitetit të Kanazawa, polifenoli i lëngshëm ka aftësi të mbajë të lidhur kremin e akullores, si rrjedhojë produktet e realizuara me këtë përbërës, i rezistojnë shumë më gjatë të nxehtit, dhe ekspozimit ndaj diellit. Sipas një testi që bëri një media lokale në Japoni, kur temperaturat ishin 28 gradë, akullorja rezistoi pa u shkrirë dhe ruajti freskinë për gati 5 minuta gjatë ekspozimit në diell.
https://www.youtube.com/watch?v=GFE91TTJfN8
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













