Shkurt.ch
Aktron vdekjen për t`u ikur borxheve
Në telefon, duke kontaktuar kompetentët e gjendjes civile, është paraqitur me emrin e vëllait të tij
Një gjerman 47 vjeçar që jeton në Salzburg, Austri ka provuar të paraqitet si i vdekur. Ai planifikonte të shkojë në Gjermani ku do të fillonte një “jetë të re”.
Ai ka dërguar në zyrën e komunës së vendbanimit të tij një certifikatë të falsifikuar vdekjeje. Në telefon, duke kontaktuar kompetentët, është paraqitur me emrin e vëllait të tij.
Sipas medieve lokale, “i vdekuri” kishte borxhe nga 60 deri në 70 mijë euro dhe nuk dëshironte t`i kthente ato. E vetmja mundësi për ta bërë këtë i kishte mbetur shpallja i vdekur.
Por mashtrimin e kishte zbuluar punëtorja e zyrës së gjendjes civile, të cilës i kishte rënë në sy numri i madh i certifikatës nga regjistri i të vdekurve. Sipas shifrës në fjalë, në Marburgun gjerman (vendlindjen e tij) me 80.000 banorë i binte që gjatë këtij viti të kishin vdekur tashmë 600 veta… që ishte shifër e pabesueshme.
Një telefonatë e nëpunëses në Marburg kishte mjaftuar për të sqaruar punën.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













