Shqipëria
Aktivizohen njësitet emergjente për shuarjen e zjarreve në Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka njoftuar se 100 efektivë të Forcave të Armatosura, katër mjete dhe helikopteri janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se situata po monitorohet pasi që mbeturinat po vazhdojnë të digjen.
“Po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve. Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll, në Bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe”, ka njoftuar ai, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes tha se është riaktivizuar zjarri në Theth.
“Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit”, ka deklaruar ministri, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











