Kosova
Aktakuzë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur dy fëmijë dhe shoferi i autobusit.
Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj akuzohen për veprën penale vrasje e rëndë, ndërkohë që Halil Mehmetaj për veprën shtytje në vrasje.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, po ashtu njoftoi se Malësor Mehmetaj është liruar nga akuza.
“Prokuroria për të pandehurin Malsor Mehmetaj nuk ka arritur të vërtetojë dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në krim, andaj Prokuroria ka marrë vendim që kundër tij t’i pushojë hetimet”, përcjell albinfo.ch.
Tutje prokurorja ka bërë të ditur se është zbuluar edhe motivi, por që nuk e ka ndarë me mediat. “Fakti që sot është ngritur aktakuza, kemi gjetur prova të shumta që i lidhin personat në fjalë me veprën. Kemi zbuluar motivin në organizimin dhe planifikimin e vrasjes”, përcjell albinfo.ch.
Prokurorja po ashtu ka bërë të ditur se Prokuroria ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme që i lidhin personat në fjalë me planifikimin dhe organizimin e vrasjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












