Lajme
Aktakuzë për korrupsion, akuzohen 14 zyrtarë të lartë
Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish-kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka intensifikuar veprimet. Pas shpalljes së aktakuzës ndaj 32 personave për pjesëmarrje dhe rekrutim në luftën e ISIS në Siri e Irak, Prokuroria sot ka ngritur aktakuzë edhe ndaj 14 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.
Sipas një kumtese lëshuar për media, thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 14 të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi në detyrë”.
Të akuzuarit janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P., raporton Albinfo.Ch.
Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
Ndryshe, mediet në Prishtinë thonë se i akuzuari nga Prokuroria Speciale për korrupsion është ish kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi.
Në Aktakuze po ashtu janë të përfshire edhe pronarët e tre operatoreve ekonomik, si dhe dy persona përgjegjës të caktuar nga këta operatorë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar si kontraktorë dhe nenkontraktorë, ku ky i fundit gjithnjë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme.
“Këta zyrtar me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kanë sjellë në lajthim të dëmtuarën në fjalë, ashtu që me rastin e kryerjes se punimeve në rrugët e kësaj komune nuk u janë përmbajtur kushteve të përcaktuara në kontratë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm dhe me këtë duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe asaj komune, gjegjësisht Buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












