Kosova
Aksioni i IPK-së në Vërmicë, arrestohen 26 policë kufitarë
Mediat raportojnë se tani më ka përfunduar aksioni i Inspektoriatit Policor të Kosovës, për arrestimet e sotme në pikën kufitare në Vërmicë, përcjell albinfo.ch.
Në total nga ky aksion janë arrestuar 26 zyrtarë policorë nën dyshimet për korrupsion.
Pas arrestimit, policët kufitarë të cilët kanë qenë në detyrë janë dërguar në IPK për intervistim.
Zyrtarët policorë po dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka njoftuar IPK-ja në një komunikatë të përbashkët për media me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas tyre, hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë (SPAK-) dhe zyrtarët e Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (AMP), e cila është agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.
Në komunikatë është treguar se operacioni i IPK-së ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Ky operacion është koduar “Pika 2” dhe, sipas komunikatës së IPK-së, i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











