Kosova
Aksion i Speciales, bastiset shtëpia e Hajredin Kuqit
Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, me urdhër të Prokurorit të Specializuar është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Po ashtu, ka informacione se ai mund të jetë arrestuar.
Edhe ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar më herët aksionin e sotëm, duke thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.
Arrestimin e Kilajt e ka konfirmuar për Gazetën Express, djali i tij, Blendi.
“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diçka pse ka ndodhur arrestimi prapë”, ka thënë ai.
Për Smakajn, Express ka mësuar nga burime për arrestimin e tij.
Ndërkohë, arrestimin e Fadil Fazliut e ka përmendur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












