Lajme
Aksion i madh policor në Maqedoni, dyshohet për arrestimin e disa imamëve
Policia e Maqedonisë ka nisur një aksion të madh në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Strugë, kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në ISIS
Autoritetet e rendit kanë nisur një aksion të gjerë policor në Maqedoni, kundër disa personave që dyshohet se kanë lidhje me grupet ekstremiste dhe terroriste në Shtetin Islamin (ISIS) në Irak e Siri. Sipas medieve lokale, njoftohet për disa klerikë të arrestuar në disa lokale, në Shkup, Kumanovë, Strugë e Gostivar.
Policia në mëngjes është futur në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashën në Shkup, xhami këto për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.
Jo zyrtarisht AlsatM, raporton se janë arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë.
Ministra maqedonase e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj mbi aksionin.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










