Kosova
Aksion i gjerë i Policisë, shumë të arrestuar në Shtërpcë, ish-zyrtarë të lartë të komunës
Policia e Kosovës ka nisur të martën në mëngjes një aksion të gjerë në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës. Mësohet se aksioni ka lidhje me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.
Janë bastisur disa lokacione deri tash, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“Është duke u zhvilluar një aksion në disa lokacione. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet dhe ndërtime pa leje”, ka deklaruar Jashari për KP.
Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash janë arrestuar të martën në aksionin e Policisë, për shkak të dyshimit për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Siç ka njoftuar kjo prokurori, aksioni është duke vazhduar në këtë komunë.
Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











