Lajme
Aksidentohet familja kosovare në Malin e Zi, vdes gruaja 53 vjeçare
Familja jetonte në qytetin Brixen, në Tirolin jugor të Italisë në kufi më Austri. Ata kishin kaluar dy javë pushim në Kosovë dhe gjatë kthimit për në vendin ku jetojnë ndodhi fatkeqësia
Një familje nga Kosova është përfshirë në një aksident të tmerrshëm në Mal të Zi, si pasojë një gruaja 53 vjeçare ka mbetur e vdekur, ndërsa bashkëshorti dhe njëra nga vajzat e saj kanë marrë lëndime të rënda.
Familja jetonte në qytetin Brixen, në Tirolin jugor të Italisë në kufi më Austri. Ata kishin kaluar dy javë pushim në Kosovë dhe gjatë kthimit për në vendin ku jetojnë ndodhi fatkeqësia. Në këtë aksident trafiku mbeti e vdekur Nadire Hoxha, 53 vjeçare,shkruan stol.it transmeton albinfo.ch.
Nadire Hoxha kishte punuar që 12 vite si pastruese në sallën e pishinës në Acquarena. Shumë mysafirë ku ajo ka punuar e kanë njohur, si një grua jashtëzakonisht të sjellshme dhe punëtore.
Siç raportojnë miqtë e saj, Nadirja, prej muajsh e kishte pritur me gëzim pushimin e saj. Së bashku më bashkëshortin dhe njërën nga vajzat e saj kishin planifikuar pushimin ta kalojnë në Kosovë.
Pas pushimit, gjatë kthimit për në Tirolin jugor, vetura me të cilën ishte duke udhëtuar familja, del nga rruga dhe përplaset në një hendek.
Për shkak të lëndimeve të rënda, Nadirja ndërroi jetë ende pa shkuar në spital. As ekipi i emergjencës nuk kishte arritur t’ia shpëtonte jetën asaj.
Ndërkohë bashkëshorti dhe vajza e saj kanë shpëtuar por me lëndime të rënda.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











