Shkurt.ch
Aksidentohet familja kosovare, gjashtë të lënduar rëndë
Në mëngjesin e të dieles, në autostradën A8 të Austrisë ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin, lëndime shkallësh të ndryshme kanë pësuar gjashtë persona, të gjithë anëtarë të një familjeje kosovare.
Nga përplasja e fuqishme për murin ndarës të autostradës, makina me gjashtë udhëtarët është hedhur në ajër disa metra dhe ka kaluar murin ndarës dhe ka mundur të ndalet vetëm pasi është rrotulluar disa herë përskaj rrugës.
Përplasja e fuqishme, i ka hedhur po ashtu në ajër katër nga gjashtë udhëtarët e makinës. Dy të tjerë, ngasësja, 22 vjeçe dhe babai i saj 49 vjeçar kanë mbetur në makinë.
Lëndimet më të rënda i kanë pësuar nëna, 47 vjeçe dhe njëera nga motrat, 20 vjeçe të shoferes. Një vëlla 13 vjeç dhe një motër 17 vjeçe kanë pësuar po ashtu lëndime.
Të gjithë, gjashtë të lënduarit janë bartur me katër autoambulanca në spitalet e afërta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













