Lajme
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Gjermani, 30 të lënduar
Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm
30 persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Munihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.
Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës derisa në autobus ishin 50 pasagjerë.
Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Rosenheim 24 raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Munihut për rreth dy orë, transmeton albinfo.ch.
Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po barte perime po udhëtonte drejt Munihut gjithashtu.
“Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.
Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













