CH-Ballkani
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë në Serbi, disa të lënduar jo rëndë
Një autobus është aksidentuar rreth orës 22:00, në Krushevac të Serbisë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona. Sipas disa dëshmitarëve në autobus ishin rreth 80 persona që po udhëtonin drejtë Sllovenisë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa ndihmë të lënduarve i kanë ofruar udhëtarët dhe shoferët e një autobusi tjetër po nga Kosova. Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Udhëtarët ishin nisur nga Prizreni në drejtim të Sllovenisë.
Edhe pronari i kompanisë, Gazmend Zhitia ka konfirmuar aksidentin, duke shtuar se tetë persona janë lënduar, por jo rëndë.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe një familjar i udhëtarëve që gjendej në autobus për albinfo.ch. Sipas tij aksidenti ka ndodhur për shkak të rrugës me vështirësi, kurse policia i ka larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithnjë sipas tij, nuk ka lëndime të rënda, vetëm disa me lëndime të lehta.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=458232732422794
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









