Kosova
Aksident në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar
Një aksident tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Monza-Saronno, sipas autoriteteve italiane, për shkak të garave me makina. Nga aksidenti mbetu i vdekur 22-vjeçari A.S.
Aksidenti, sipas Corriere Della Sera, ndodhi pak kilometra larg shtëpisë së të riut shqiptar.
Sipas autoriteteve në Itali, automjetit u rrokullis disa herë dhe mori flakë, e drejtuesi i veturës dyshohet se ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe tani rrezikon të akuzohet për vrasje, përcjell albinfo.ch.
Disa dëshmitarë raportuan se gara mes dy makinave dukej se ishte në zhvillim e sipër.
S. ishte në bordin e Range Rover që udhëtonte në itinerarin Monza-Saronno rreth orës dy dhe i cili përfundoi jashtë rrugës, ndoshta për shkak të shpejtësisë së tepërt.
22-vjeçari, i nxjerrë nga makina nga zjarrfikësit, u transportua në gjendje të rëndë për në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ku ndërroi jetë pak kohë më pas.
Me viktimën udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët kanë mundur të dalin vetë nga makina dhe kanë pësuar lëndime të lehta, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










