Lajme
Aksidenti në Gotthard: Raporti përfundimtar i hetimit zbardh dëmet në vlerên e 150 milionë frangave
Më 10 gusht 2023, një tren mallrash doli nga shinat në Tunelin Bazë të Gotthardit, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore. Sot, hetuesit federalë të aksidenteve kanë paraqitur raportin përfundimtar për ngjarjen që tronditi transportin hekurudhor zviceran.
Çfarë ndodhi?
Një rrotë e thyer ishte shkaku i aksidentit. Treni, që udhëtonte nga Ticino drejt Gjermanisë, doli nga shinat në mes të një prej projekteve më të kushtueshme infrastrukturore në Evropë Tunelit Bazë të Gotthardit.
Raporti përfundimtar i Bordit Zviceran për Hetimin e Aksidenteve të Transportit (SUST) konfirmon se rrota kishte çarje vertikale që ishin zgjeruar për shkak të “stresit termik”, si pasojë e frenimit të vazhdueshëm direkt mbi rrota. Defekti nuk ishte zbuluar nga kontrollet rutinë, transmeton albinfo.ch.
Pasojat
Shinat u shkatërruan për disa kilometra.
Dëmi material arrin në rreth 150 milionë franga zvicerane.
Tuneli ishte pjesërisht i mbyllur për më shumë se një vit.
U desh të përdorej rruga malore alternative për pasagjerët dhe mallrat.
Masat që rekomandohen
Ekspertët kërkojnë kontrolle më të shpeshta dhe më të thelluara të rrotave dhe boshtit të tyre. Gjithashtu, do të shqyrtohet përbërja metalurgjike e frenave për të gjetur materiale më të qëndrueshme. Problemi nuk është i izoluar prek shumicën e vagonëve të mallrave në Evropë.
Edhe pse janë regjistruar rreth dhjetë çarje të ngjashme të rrotave në rrjetin evropian në vitet e fundit, vetëm pas aksidentit në Gotthard filloi një hetim serioz mbi këtë çështje.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Aktualisht, SBB dhe dega e saj SBB Cargo do të përballojnë kostot. Megjithatë, në parlament janë ngritur pyetje serioze: pse kompania që zotëronte vagonin problematik nuk mban përgjegjësi?
Një propozim për rritjen e përgjegjësisë së pronarëve të vagonëve është refuzuar ngushtë, por priten mocione të tjera.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












