Bota
Aksidenti me 12 të vdekur në Francë, dënohen dy persona
Pas një aksidenti tragjik në Francë, i cili u kushtoi me jetë dymbëdhjetë shtetasve portugezë, të mërkurën janë dënuar dy persona nga një gjykatë franceze për veprën penale “vrasje në pakujdesi”.
Para Gjykatës franceze në Moulins, janë paraqitur një shtetas 22-vjeçar portugez dhe xhaxhai i tij 44-vjeçar. I riu ka qenë shoferi i furgonit, ndërsa xhaxhai pronar i automjetit. Ata u akuzuan për vrasje të pakujdesshme dhe shkelje të rregullave të sigurisë, përcjell albinfo.ch.
22-vjeçari u dënua me një burgim trevjeçar. Xhaxhait të tij iu shqiptua dënimi prej katër vitesh. Përpos kësaj, atyre iu është konfiskuar edhe patenta e shoferit për pesë vjet dhe ndalimi i ushtrimit të transportit të udhëtarëve.
Në mars të vitit 2016, për Festën e Pashkëve, portugezët kanë marrë rrugën nga Romonti i Friburgut për në vendlindje. Hetuesit francezë kanë ardhur në përfundim se edhe përkundër shikueshmërisë së dobët në rrugë, vozitësi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Përpos kësaj, automjeti ka qenë në kushte jo të rregullta dhe i stërngarkuar.
Në brendinë e furgonit kanë qenë të instaluara karrige të jashtligjshme që nuk i janë përshtatur standardeve të duhura dhe pa rripa të sigurisë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Vozitësi gjithashtu nuk ka pasur autorizim ligjor për të transportuar kaq shumë njerëz.
Ndër viktimat ka qenë edhe një familje me një fëmijë shtatëvjeçar. Viktimat kanë qenë me vendbanim në Friburg dhe Grande-Marnand.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










