Lajme
Aksident zinxhir: dy të vdekur 14 të lënduar
Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 8 vetura janë aksidentuar në mënyrë zinxhirore. Nga përplasjet e veturave dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë në fshatin Shkabaj, ku janë përplasur në mënyrë zinxhir 8 vetura. Nga përplasjet e veturave dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë lënduar, prej tyre disa rëndë.
Daut Hoxha, zëdhënës në policinë e Kosovës, thotë se njëri prej personave ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka vdekur pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Hoxha, thotë se të gjitha aksidentet kanë ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
“Është krijuar një shtresë e akullit në atë vend dhe ajo ka bërë që të vije deri tek aksidenti. Po ashtu edhe pakujdesia e vozitësve është njëri ndër faktorët. Nuk po respektojnë shenjat dhe nuk po i përmbahen rregullave në komunikacion”, citin KP, zëdhënësin e policisë.
Ndryshe, mediet në Kosovë kanë raportuar disa herë, se rrugët nuk po mirëmbahen nga kompanitë e kontraktuara. Ndërsa përveç këtij aksidenti fatal, gjatë ditëve të fundit janë raportuar shumë aksidente ditore, për shkaka të rrugëve me akull dhe borë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














