Lajme
Aksident tragjik në Greqi, vdesin 3 pjesëtarë të familjes shqiptare
Mediat greke shkruajnë se tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Greqi, e ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Viktimat dhe i plagosuri ishin pjesëtarë të së njëjtës familje, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugur Xyniada – Domokou, në Greqinë qendrore, pak pa hyrë në autostradë.
I vdekur mbeti shoferi i makinës, 45 vjeç, bashkëshortja e tij 44 vjeçe dhe vajza e tyre 21-vjeçe. I plagosur rëndë ka mbetur djali 18-vjeçar i çiftit.
Sipas raportimeve të mediave greke, ata jetonin në Chalandri të Athinës dhe po udhëtonin drejt Shqipërisë.
Shkaku i aksidentit ka qenë përplasja e kësaj makine me një automjet-cisternë që transportonte gaz.
Nga autoritetet greke mësohet se përplasja ka qenë e ashpër dhe zjarrfikësve e ekipeve të shpëtimit u janë dashur shumë orë përpjekje për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













