Lajme
Aksident trafiku, një refugjate vdes, nëntë lëndohen
Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Bujanocit
Një autobus që po bartte emigrantë nga Siria dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme, është përplasur me një kamion në afërsi të Bujanocit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar, njëri shumë rëndë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Preshevë-Vranjë.
Sipas njoftimeve nga Lugina e Preshevës, një grua ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve, ndërsa nëntë udhëtarë janë lënduar, transmeton portali rajonal Titulli.com. Pacientët e lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.
Një mashkull me thyerje të rëndë të këmbës është drejtuar për në Nish. Në spitalin e Vranjës gjendet edhe një fëmijë trevjeçar i cili është në vëzhgim dhe po kryhet diagnostifikimi. Fëmija është në përcjellje të nënës, e cila nuk ka pësuar lëndime.
Në aksident u përfshi kamioni me targa të Maqedonisë dhe autobusin me targa të Leskocit, i cili po barte refugjatët nga Presheva për në Shid në kufi me Kroacinë. Siç mësohet, autobusi ka goditur kamionin në korsinë e emergjencës.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











