Kosova

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, 30 të lënduar

Pasditen e së shtunës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, si pasojë e një aksidenti janë lënduar 30 persona, përcjell albinfo.ch.

Sipas informatave të para, në aksident janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije që njësitet e trafikut dhe autoambulancat kanë dalë në vendin e ngjarjes.