Lajme
Aksident në Itali: Vdes 24-vjeçarja, lëndohet rëndë foshnja, shqiptari po drejtonte veturën i dehur dhe nën efektin e drogës
Një 24 vjeçare ka vdekur dhe një foshnje është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në Itali.
Sipas mediave italiane, në lidhje me rastin është arrestuar një shqiptar, pasi rezultoi se po drejtonte veturën nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.
Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij.
Makina u përmbys disa herë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










