Lajme
Aksident në Itali: Çifti shqiptar, në gjendje kritike për jetën
Aksident tragjik me disa makina të përfshira
Një çift shqiptarësh janë në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti të frikshëm rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 20:00 në Marola, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë tri makina, ku më rëndë janë plagosur shoferi dhe pasagjerja, burrë e grua, të dy me origjinë shqiptare, të një Audi A3, pjesa e përparme e të cilit u shkatërrua plotësisht.
Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin Sant’Andrea.
Mësohet se makina po ecte në drejtim të qytetit, dyshohet me shpejtësi mjaft të madhe, kur fillimisht goditi një makinë të bardhë, në të cilën ndodheshin dy të rinj, e më pas u përplas me një makinë tjetër, ku ndodhej një person.
Të tre personat që ndodheshin në dy makinat e tjera nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













