E-Diaspora

Aksident në Gjermani, vdes një kosovar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjermani.

Një kosovar ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Albinfo.ch. mëson se kosovari Sh.N. është nga Skivjani i Gjakovës.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Bavarisë.

Sipas mediave në Prishtinë tashmë familjarët  kanë publikuar njoftimin për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e shokut tonë Shkodran Neza i cili e humbi jeten tragjikisht ne ndeshjen te kumunikaconit ne Gjermani ngushëllime te sinqerta familjes Neza”, ka shkruar në Facebook një i afërt i të aksidentuarit.