Kosova
Aksident me 14 automjete në Fushë-Kosovë, nuk dihet numri i të lënduarve
Të paktën 14 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në autostradën Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar se ka persona të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50 në rrugën Mazgit-Bresje, përcjell albinfo.ch.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, ka thënë ai.
Hoxha ka shtuar se rruga është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










