Lajme
Aksident i rëndë, humbin jetën pesë veta
Kanë humbur jetën pesë persona, si dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, që të gjithë nga fshati Gllogjan i Komunës së Pejës.

Në një aksident tragjik që ka ndodhur rreth orës 03.15 të mëngjesit të së hënës në rrugën Prishtinë-Gjakovë, kanë humbur jetën pesë persona, si dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, që të gjithë nga fshati Gllogjan i Komunës së Pejës.
Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhursi pasojë e përplasjes së veturës “Mercedes”, në të cilën ndodheshin viktimat, me një autobus.
“Aksidenti është shkaktuar kur drejtuesi i autobusit Arif S. 35 vjeçar, ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Gjakovës, dhe me të arritur në vendin ‘Lug Bunar’ kalon komplet në anën e majtë, me pjesën e parë ballore të anës së majtë e godet automjetin ‘Mercedes’, që ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës në pjesën e parë të anës së majtë, dhe pas kësaj goditje e hedhë jashtë rruge dhe i njëjti rrotullohet”, citon RTV21 zyrtarin për informim në Policinë e Pejës, Xhevat Ibra.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Ai nuk është vetëm shprehje e historisë...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz