Shkurt.ch
Akomodimi për azilkërkuesit: Ushtria nuk arrin qëllimin
Ushtria do të ofrojë 1200 vende për azilkërkuesit deri në fund të dhjetorit, dhe jo 2000 siç kërkohej nga Këshilli Federal. Kërkesat e sigurisë, si dhe kundërshtimi i kantoneve dhe i komunave ngadalësojnë realizimin e strehimeve të tilla.
Në fillim të verës qeveria pati ndërhyrë për të nxitur Departamentin e Mbrojtjes (DDPS), në mënyrë që këta të fundit të propozojnë vende për azilkërkuesit. Këshilli Federal kërkon që 2000 vende strehimi duhet të vihen në dispozicion deri në fund të vitit.
Megjithatë, ky qëllim nuk mund të arrihet. “Sipas një vlerësimi, ne ndoshta do të arrimë të sigurojmë 1200 vende“, ka theksuar prapëseprapë Peter Minder, zëdhënës i DDPS-së, duke konfirmuar një raport të dhënë në gazetën “Der Sonntag”.
Mbrojtja kundër zjarrit
Disa kazerma ushtarake janë vënë në dispozicion, por nuk do të jetë e mundur që 2000 vende të sigurohen. Ky numër do mund të arrihet vetëm “në fillim të verës të vitit 2013.”
Ky rezultat i pakënaqshëm është arritur për shkak të rregullave të sigurisë, sikurse është mbrojtja kundër zjarrit, e cila kufizon numrin e strehuesve që mund të vendosen në të njëjtën dhomë.
Kërkimi i vendeve të lira është ngadalësuar edhe nga kundërshtimet e kantoneve dhe komunave. Deri tani ata kanë qenë të detyruar të negociojnë me ushtrinë për këtë çështje. Për të thyer këtë situatë të bllokuar, Parlamenti mori vendim vetë në sesionin e tij të fundit.
Zvogëlimi i shpenzimeve
Parlamenti ka autorizuar Konfederatën për të transformuar ndërtesat e saj, zakonisht ushtarake, në qendra për strehim të azilkërkuesve pa marrë miratimin e kantoneve apo komunave. Akti gjithashtu ofron mundësinë për të krijuar qendra të veçanta për azilkërkuesit që paraqitën disa herë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











